Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nesër mbahet “Konferenca e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovës organizon nesër “Konferencën e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme në Kosovë”, që ka për qëllim t’i japë shtytje dhe të sigurojë mbështetje për projektet në fushën e energjisë me fokus Burimet e Ripërtritshme të Energjisë dhe Efiçiencën e Energjisë.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë drejtues të lartë të Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore, Komisioni Evropian dhe Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe donatorë e investitorë potencial në këtë fushë.
Të pranishëm Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ministrja e Integrimit Evropian Vlora Çitaku, Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore – Ellen Goldstein, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian – Joost Korte, Koordinatori i Asistencës për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Daniel Rosenblum, etj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në takime të ndara Ellen Goldstein – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, e cila shoqërohej nga menaxher i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovës – Jan-Peter Olters dhe Jeffrey Baker Drejtor i Zyrës për Evropë dhe Euro-Azi në Thesarin e SHBA-së, me të cilët ka diskutuar zhvillimet e fundit ekonomike në vend, me theks të veçantë përgatitjet për “Konferenca e Donatorëve për Energji të Qëndrueshme për Kosovën”, që do të mbahet nesër në Prishtinë.
Ministri Beqaj me këtë rast ka falënderuar drejtoreshën Ellen Goldstein për mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Konferencës së Donatorëve për Energji dhe në përgjithësi sektorit të energjisë në Kosovë.
Beqaj ka nënvizuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të çuar më tej projektet energjetike, zhvillimin e Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë dhe Efiçiencën e Energjisë që qëllim që Kosova të ketë energji të qëndrueshme, konform standardeve ndërkombëtare dhe kosto të përballueshme për qytetarët, për çka ka marrë mbështetjen e Goldstein
Ndërkaq, në takim me Jeffrey Baker drejtor i Zyrës pëe Evropë dhe Euro- Azi në Thesarin e SHBA-së, kreu i MZHE-së ka informuar atë për përgatitjet që janë bërë për Konferencën e Donatorëve, duke nënvizuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat.
Nga ana e tij, Baker ka rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke vlerësuar Konferencën për Energji si një mundësi të mirë për të prezantuar resurset energjetike të Kosovës dhe mundësitë e investimeve.
Ndryshe takimet e Ministrit Beqaj me Goldstein dhe Baker zhvillohen në vigjilje të Konferencës së Donatorëve për Energjinë, në të cilët këta të fundit janë të ftuar si pjesëmarrës për të dhënë kontributin e tyre, si drejtues të institucioneve që përfaqësojnë.

Konferenca njëditore nis punimet me 14.05.2013 në ora 09:00 në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë.
Axhenda ne shqip dhe anglisht.

energjia.al, 13.05.2013