Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, shpërthen autoboti me naftë, rrezikohet pika e karburantit

Një autobot me naftë ka shpërthyer mesditën e sotme, në afërsi të një pike karburanti në Marinëz të Fierit. Flakët u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar edhe cisternat me naftë në karburantin që ndodhej vetëm 100 metra larg vendit ku shpërtheu autoboti me naftë. 
Flakët kanë dëmtuar një prej zyrave të karburantit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.
Mësohet se në autobot kishte vetëm një sasi të vogël nafte, ndërsa zjarri u shua nga punonjësit e karburantit brenda pak minutash.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit të autobotit. Ekspertët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.

www.balkanweb.com, 02.05.2013