Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Koncesionet, debate në Kuvend. Bode:Luftuam korrupsionin e evazionin

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sot  nga debate të ashpra në lidhje me koncesionet.Deputetët e opozitës e kanë akuzuar qeverinë se po dëmton pasurinë e shqiptarëve në fund të mandatit të saj.
“Po rripni qytetarët e republikës gjatë këtyre viteve dhe me vendimin e sotëm edhe për 15 vitet që do vijnë. Kjo praktikë duhet të marrë fund, atdhe të 5 biznesmenëve privat nuk mund të ketë, duhet të jetë publik, nëse nuk e bëni ju do e bëjmë ne” theksoi deputeti i PS-së, Erjon Braçe.
Në replikë me të, ministri i financave, Ridvan Bode, ka theksuar se me masat që janë marrë dhe  me koncesionet është luftuar korrupsioni dhe evazioni që bëhej më parë.
“Atdheu duhet t’i kthehet shqiptarëve dhe t’ia heqim nga duart trafikantëve, kontrabandistëve, evazorëve, kjo ka qenë strategji e qeverisë për të koncesionuar pasuri për tu përdorur në interes të ekonomisë së vendit” tha Bode.
Bode ka theksuar gjithashtu se dhënia e pasurisë publike në koncesion garanton ulje të kostove, çmimeve që paguajnë qytetarët dhe biznesi dhe rritje të eficencës së shërbimeve në raport me qytetarët, ekonominë dhe interesat kombëtare të vendit.
“Janë realizuar disa nga pikat më nevralgjike për të luftuar kontrabandën e aministratës, xhiron e bizneseve nuk e caktojnë më taksidarët, por kasat regjistruese që raportojnë online dhe llogarisin xhiron që bën biznesi në aktivitetin etij, unë e di që ka probleme, që vijnë nga mospërdorimi në mënyrë ligjore të kësaj pajisjeje, nuk është monopol” tha Bode.
Edhe deputeti i PS-së, Arben Malaj akuzoi qeverinë se ka dështuar me të gjitha koncesionet e dhëna në 8 vite.
“Kjo që ndodh me qeverinë në ikje është model vetëm i Shqipërisë. Po tregohet kapja përfundimtare e shtetit dhe kjo ndodh me koncesionimin e pasurive natyrore. Koncesionet tuaja janë të gjitha të dështuara dhe kjo rëndon mbi shqiptarët”, tha Malaj.
Ai theksoi se të gjitha koncesionet e e qeverisë, nuk plotësojnë dy kushtet më thelbësore kredibilitetin teknologjik dhe financiar.

TV Ora News, 25.04.2013