Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AMF përfundon projektin, sigurimi i detyrueshëm i automjeteve sipas historikut të polic mbajtësit

Pas rreth dy vjetësh, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përfunduar projektin mbi liberalizimin e sigurimit të detyrueshëm motorik në Shqipëri, për të cilin është asistuar nga Banka Botërore. Nëpërmjet këtij modeli, AMF synon që tregu i sigurimeve, për pjesën e produktit TPL të orientohet drejt tarifave më efektive, që do të hartohen sipas sisa elementëve, si historiku i drejtuesit te automjetet, ekspozimi ndaj aksidenteve, mosha, etj. Gjatë një konference për shtyp, kryetarja e AMF-së Enkelejda Shehi tha se tashmë është hartuar dokumenti strategjik që do të përcaktojë drejtimet kryesore ku do të fokusohen në të ardhmen shoqëritë e sigurimit për të përcaktuar tarifat e sigurimit të detyrueshëm motorik. Sipas Shehit, liberalizimi i tarifave në Shqipëri ndodhi në një moment kur tregu nuk ishte ende gati dhe kur ligji i parapriu studimeve. Në kushte të tilla liberalzimi çoi në sjellje kaotike të tregut, ku shoqëritë pa një orientim afatgjatë synuan marrjen e tregut dhe ofruan tarifa që u luhatën fort, por që kryesisht kishin tendencë në ulje dhe nën primin e riskut.
Shehi tha se është duke u diskutuar edhe me shoqëritë e sigurimit në mënyrë që të shkohet drejt një primi individual dhe jo me bazë unike, sugjerim që e ka dhënë edhe Autoriteti i Konkurrencës, por që AMF e konsideron si një tejkalim të kompetencave. Ende nuk ka një afat të përcaktuar qartë se kur do të nisë të zbatohet tarifimi sipas riskut, por znj. Shehi sqaron se AMF është gati dhe tani i takon shoqërive që të krijojnë mundësitë për konsumatorët.
Sipas saj, qasja e sistemit Bonus-Malus do t’u krijojë mundësi shoqërive të sigurimit që të llogarisin tarifa të lidhura drejtëpërsëdrejti me historikun e dëmeve të drejtuesit të mjetit.

Revista Monitor, 17.04.2013