Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEK-u ul parashikimin për rritjen e kërkesës për naftë bruto

Për shkak të rritjes së dobët të konsumit global të naftës, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) e uli parashikimin e saj për rritjen e kërkesës botërore për naftë bruto në vitin 2013.
Në raportin mujor të OPEK-u të publikuar të mërkurën thuhet se, për shkak të një sërë shifrash zhgënjyese nga tregu ndërkombëtar i naftës bruto, kjo organizatë e ka ulur parashikimin e rritjes së kërkesës globale në 800 mijë fuçi në ditë, nga 840 mijë fuçi që ishte më parë.
Në raport thuhet gjithashtu se, për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, kërkesa e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për naftë bruto parashikohet të ulet mesatarisht me 300 mijë fuçi në ditë.
Krahas kësaj, është ulur në mënyrë të dukshme edhe konsumi i naftës bruto në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik anëtare të Eurozonës, ndërkohë që kërkesa e Evropës për naftë ka shënuar ulje për 18 muaj radhazi.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 12.04.2013