Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Komisioni Europian: Performanca fiskale në Shqipëri, zhgënjyese

Raporti e vë theksin te rezultatet e ulëta të të ardhurave dhe te rritja e borxhit publik, që ka arritur në 61.5% të PBB-së…
Në raportin e fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe në fazë para-anëtarësimi në BE, së sesionin për Shqipërinë, performaca fiskale merr vlerësimin më të dobët.
Sipas raportit, deficiti i përgjithshëm buxhetor në 2012-n, rezultoi më i lartë sesa plani, duke arritur në 3.4% të PBB-së, nga 3.0%, që ishte plani. Si rezultat i mbledhjes zhgënjyese të taksave, thekson raporti, të ardhura totale ranë me 0.2% me bazë vjetore dhe me 1 pikë përqindjeje si peshë ndaj PBB-së (në 24.5%).
Shpenzimet ranë me 0.3% me bazë vjetoe dhe më 1.1 pikë përqindjeje si raport ndaj PBB-së. Raporti thekson që rënia e shpenzimeve të tërësi u arrit vetëm nga reduktimi i investimeve kapitale.
Në dy muajt e parë të 2013, të ardhurat totale u rritën me 0.8%, me bazë vjetore.
Gjithsesi, të ardhurat nga taksat ranë me 1.7%, teksa zëri kryesor, TVSH, u tkurr me 8.7%. Kjo nuk u arrit të kompensohej nga një rritje në të ardhurat nga tatimi personal dhe tatim fitimi (me rritje përkatësisht 9.4% dhe 13.9%), si dhe përmirësimi me 4.9% i kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Raporti thekson se vendimet e fundit për të hequr TVSH për çimenton dhe hekurin e përdorur në hidrocentrale dhe heqjen e tatimit mbi të ardhurat për pagat seri në 30 mijë lekë, mund të ushtrojë presion të mëtejshëm në kahun e të ardhurave.
Shpenzimet totale në janar shkurt u rritën me 1.3% me bazë vjetore, si rrjedhojë e një zgjerimi prej 5.4% të shpenzimeve korente dhe një shtimi modest prej 2.4% të shpenzimeve kapitale. Por raporti thekson se rritja e shpenzimeve do të kishte qenë më e lartë, po të mos ishte për një bazë të lartë në 2012-n, si rrjedhojë e një huaje shtetërore prej 2 miliardë lekësh që iu dha KESH për financimin e importit të energjisë.
Borxhi publik vazhdoi të rritej në tremujorin e fundit 2012, duke arritur në një nivel prej 61.5% të PBB-së, nga 60.5% në tremujorin e tretë.

Revista Monitor, 12.04.2013