Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Intensifikohet bashkëpunimi ekonomik Shqipëri – Hungari

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Florjon MIMA mori pjesë në punimet e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik Hungari-Shqipëri që u zhvillua në Budapest në datat 09-10 prill. 
Gjatë punimeve të Komisionit të Përbashkët u diskuta mbi fusha të ndryshme bashkëpunimi si ekonomia, tregtia, energjia, bujqësia, telekomunikacioni, transporti, ambjenti apo pastrimi i parave.
Marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve janë të hershme. Hungaria mbështet aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së, por është shumë e rëndësishme intensifikimi i marrëdhënieve edhe në fushën ekonomike.
Gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Budapest u nënshkrua një Memorandum mirëkuptimi ndërmjet AIDA (Albanian Investment Development Agency) dhe HITA (Hungarian Investment and Trade Agency) si dhe një tjetër Memorandum ndërmjet Dhomave respektive të Tregtisë dhe Industrisë.
Ministri Mima ështe Kryetari i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për palën shqiptare, ndërkohë delegacioni përbëhej edhe nga zv/Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Edit Harxhi, përfaqësues të Ministrisë së Financave, Bujqësisë, Turizmit, AIDA, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë etj. Gjatë vizitës se tij të parë jashtë vendit në funksionin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Mima ftoi sipërmarrjen hungareze që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

energjia.al, 10.04.2013