Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta amerikane tregtohet ulët, si rrjedhojë e rritjes së ofertës; shtrenjtohet ajo europiane

Treguesi referencë i naftës amerikane, West Texas Intermediate, shënoi luhatje të vogla të enjten, pas humbjeve më të mëdha që nga nëntori që pësoi dje, ndërkohë që rezervat u rritën në nivelin më të lartë të 22 viteve në SHBA, konsumatorin më të madh të naftës në botë.
WTI për dorëzimet në maj ishte  $94.52 për fuci në tregtimet elektronike në Nju Jork. Kontrata ra $2.74 në $94.45 dje, rënia më e lartë që nga 20 nëntori dhe niveli më i ulët i çmimit që nga 22 marsi. Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje 2.9% këtë vit.
Treguesi Brent për dorëzimet në maj në Bursën e Londrës ishte $107.58 për fuçi, me rritje 44 cent. Ajo ra 3.2% në $107.11 dje, niveli më i ulët që nga 7 dhjetori.

Revista Monitor, 04.04.2013