Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqi, zyrtare: Në Jon dhe Kretë ka depozita nafte dhe gazi

Pozitive për ekzistencën e naftës dhe gazit, kanë dalë rezultatet pas përpunimit të të dhënave të para të sigurara nga anketat sizmike të anijes “Nordic Explorer” të kompanisë norvegjeze “Petroleum Geo Services” (PGS), në Jon dhe jug të Kretës, në një sipërfaqe prej 225 000 km katrorë në det.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mjedisit, e cila konfirmon zyrtarisht për herë të parë, se në detin Jon dhe në Kretë ka naftë dhe gaz. Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Evangelos Livieratos tha se “imazhet e para reflektojnë struktura të mprehta interesante gjeologjike për identifikimin e hidrokarbureve”.
Në mënyrë të veçantë ai deklaroi se “nga trajtimi i 30% të imazheve sizmike bëra nga nëntori 2012 deri në 25 shkurt 2013, vlerësohet zyrtarisht ekzistenca e naftës dhe gazit”.
Në thelb, këto përfundime shërbejnë për kompanitë e mëdha të naftës, që janë të interesuara për të dhënat sizmike, siç është Total i Francës dhe ExxonMobil i SHBA, kompani të cilat janë tashmë në diskutime me norvegjezët.
Deri në shtator 2013 pritet të përfundojë interpretimi i gjithë paketës së të dhënave sizmike, e cila pastaj do të ofrohet për shitje në treg, në gjysmën e parë të vitit 2014, për të nisur raundin e parë të koncesioneve. Qëllimi është që garat të zhvillohen në tremujorin e parë të vitit 2014.
Në fillim të marsit, kompania që kreu kërkimet sizmike, deklaroi se fushat me interes të veçantë ndodhen pranë ishujve të Jonit, në veri dhe perëndim të ishullit të Korfuzit, në Paksos, Lefkada, Zakinthos, Kefalonia dhe në Katakolon, zona të cilat janë nënvizuar në hartën e naftës dhe gazit, si të pasura me rezerva të mëdha.

www.balkanweb.com, 02.04.2013