Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, vjedhin naftë, 4 të arrestuar

Katër persona janë vënë nën prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen për vjedhjen e një sasie nafte.
Falë operacionit policor të koduar, “Fusha e Kallmit” janë vënë në pranga: Paqsor Bujar Hatija  23 vjeç, Ledjan Esat Buzi 24 vjeç, Çerçiz Bashkim Çrraga, 26 vjeç, të tre banues në fshatin Kallm të Fierit dhe Edmond Gori Hila, 47 vjeç banues në fshatin Vajkan.
Dy nga të arrestuarit, Hila dhe Çrraga ishin dhe punonjës në pusin e naftës, në pronësi të shoqërisë “Bankers Petroleum”.
Sipas të dhënave të policisë dyshohet se personat e arrestuar në depozitën në afërsi të pusit Nr. 5322  ndodhur në fshatin Kallm, komuna Mbrostar kanë tentuar të vjedhin një sasi të konsiderueshme nafte bruto.
Në përpjekje të vjedhjes ata kanë shkaktuar dëmtimin e depozitës duke derdhur një sasi prej 85 metra kub nafte bruto.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me mjete te tjera” dhe “Vjedhje të mbetur në tentativë”.

Gazeta Shekulli, 30.03.2013