Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

U zhvillua dje Konferenca “Infrastrukture & Energji”

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u çel të dje paradite panairi i ndërtimit, nën logon “Panairi Constructions Albania –Ndërtime 2013”. Tradita e nisur 12 vite më parë në Greqi dhe Qipro tashmë vjen për herë të dytë edhe në kryeqytetin e Shqipërise, përmes pajisjeve, teknikave inovatore dhe eksperiencës së rreth 100 kompanive të ndryshme pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, në përurimin e këtij eventi, inkurajoi biznesin pjesëmarrës në këtë panair dhe shprehu mbështetjen e qeverisë për nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe sipërmarrjes vendas në investime të reja që i shërbejnë zhvillimit të ekonomisë. Ministri Haxhinasto gjithashtu u shpreh i kenaqur nga cilesia dhe shumellojshmeria e materialeve te panairi por edhe nga pjesemarrja e kompanive te ndryshme nga Shqiperia, Kosova, Greqia dhe Italia.
Panajri do zhvillohet deri te Shtunen 30 Mars.

Gjithashtu dje u zhvillua dhe Konferenca “Infrastrukturë & Energji“, me pjesëmarrjen e gjerë të ekspertëve nga Shqipëria dhe Kosova. Në konferencë u diskutuan në mënyrë të detajuar zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Shqipëri dhe Kosovë. Konferenca u organizua nga New Genesis Group, kompani e njohur ne Greqi.

energjia.al, 29.03.2013