Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Koncesionet në energjetikë, debate në Kuvend

Miratimi i ndryshimeve në kontratën e marrëveshjes së koncesionit për projektin e kaskadës së lumit Devoll, ku kompania austriake EVN AG i ka shitur norvegjezes STATKRAFT AS 50% të aksioneve, ka ngjallur debate të ashpra në Kuvend mes dy forcave politike për programet e tyre. Kryeministri Sali Berisha është shprehur se kjo kontratë ka vlerë të madhe dhe e vendos vendin në kuotat më të larta në rajon për prodhimin e energjisë.
Por, kjo është kundërshtuar nga kreu i Grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci, sipas të cilit, kjo qeveri nuk ka mbajtur premtimet e bëra shqiptarëve 4 vite më parë, duke iu referuar programit të paraqitur nga kryeministri në atë kohë. Pas miratimit të marrëveshjës së kësaj kontrate nga Kuvendi, kompania norvegjeze STATKRAFT AS, pritet të nisë punimet për ndërtimin e HEC në kaskadën e Devollit.

TV Scan, 28.03.2013