Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

METE miraton koncesionin 127.6 MW për hidrocentralin në lumin Shala

Kompania “Shala Energy sh.p.k” ka nënshkruar marrëveshjen e koncesionit me Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës për ndërtimin e hidrocentralit me fuqi 127.6 MW që parashikohet të ndërtohet në kaskadën e lumit Shala.  Kjo kompani do të ketë të drejtë që të ndërtojë dhe më pas të vejë në operim hidrocentralin për 35 vjet. Pas kësaj kohe ky hidrocentral do t’i kalojë në pronësi qeverisë shqiptare.
Projekti në total kap vlerën rreth 272.7 milionë dollarë do përfshin koston e ndërtimit, të linjave të transmetimit etj dhe do të realizohet në katër vjet.  Rreth 30% e këtij investimi do të mbulohet nga vetë kompania, ndërsa pjesa tjetër do të merret në formë kredie me afat të gjatë shlyerjeje nga institucione të ndryshme financiare, ndërkombëtare.

Revista Monitor, 22.03.2013