Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova importon naftë me cilësi të papranueshme për BE-në

Kosova nuk disponon me rafineri, por megjithatë konsiderohet vend me rrezikshmëri të lartë të ndotjes, për shkak të cilësisë së dobët, madje edhe kancerogjene të derivateve që shfrytëzohen nga automjetet dhe një pjesë e industrisë së saj, shkruan sot Koha Ditore.
Sekretariati i Komunitetit për Energji në kuadër të Komisionit Evropian u ka dhënë ultimatum vendeve të rajonit, nga edhe importohet një pjesë e madhe e karburanteve, që t’i plotësojnë direktivat e Bashkimit Evropian për përmbajtjen e sulfurit në derivate. Në këtë grup hyjnë Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, vende këto që kanë rafineritë e naftës. Në rang me to është edhe Ukraina.
Sipas ultimatumit, direktivat që kanë për synim uljen e sulfurit në lëndët djegëse, duhet të plotësohen më së largu deri më 12 prill të këtij viti, në të kundërtën, këto vende duhen të justifikojnë qëndrimin e tyre karshi BE-së.
Sipas të dhënave të Doganave, sasia më e madhe e derivateve që hyjnë në Kosovë vijnë nga Maqedonia dhe Shqipëria, të dyja këto vende të cilat nuk i përmbushin direktivat evropiane për cilësi të derivateve. Një sasi e naftës hyn edhe nga Serbia, nëpërmjet rrugëve ilegale nga veriu i vendit.
“Palëve kontraktuese u është dhënë mundësia që deri më 12 prill të realizojnë marrëveshjet e tyre sipas kërkesave të traktatit, ose të arsyetojnë qëndrimin e tyre”, thuhet në shkresën e Komunitetit për Energji.

Gazeta Koha Ditore, 24.03.2013