Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ç’po ndodh me ‘hidrocentralin e shekullit’? EVN tërhiqet nga kaskada e Devollit

Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur këtë projektin e shekullit.
Bëhet fjalë për hidrocentralet në kaskadën e Devollit, një investim mes kompanive austriake EVN dhe norvegjeze Stakraft.
Por krejt papritur, kompania austriake EVN ka deklaruar sot se është tërhequr nga projekti, duke ia shitur 50 përqind të aksioneve të saj kompanisë norvegjeze Statkraft, që tani do jetë pronari i vetëm i hidrocentraleve.
Pjesa që do investonte EVN do ishte 475 milion euro.
Nuk janë dhënë detaje se përse EVN është tërhequr nga projekti, që sipas Berishës do realizohej brenda gjashtë vitesh.
Mediat austriake flasin për vështirësi me kuadrin ligjor sa u përket investimeve.
Shitja e aksioneve do të marrë miratimin e qeverisë dhe më pas të parlamentit shqiptar.
Nuk dihet nëse kanë qenë pritshmëritë e ulëta për çmimet e energjisë, ato që kanë shtyrë EVN-në të tërhiqet nga ky investim gjigand.

Gazeta Tema, 14.03.2013