Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Qumeshti i Kosoves dhe … nafta e Shqiperise!

Agjencia Kosovare e Veterinarisë dhe Ushqimit nuk hezitoi te publikonte perpara pak ditesh emrat e kompanive te cilat, sipas saj, tregtonin qumesht jashte standarteve (refereruar aflatoksines). Pavaresisht faktit nese realisht norma e aflatoksines ishte brenda apo jashte standartit (ceshtje qe nuk i perket energjia.al per ta zgjidhur), ajo qe ishte shume e rendesishme ishte vendimi per te publikuar emrat e kompanive. Ne kete menyre, AKVU mbrojti me dinjitet te drejtat e konsumatoreve kosovare, duke ofruar transparence te plote. Keshtu i ngelej konsumatoreve qe te zgjidhnin marken e qumeshtit qe do te perdorin.

Ne te kunderten vepron Inspektoriati Qendror Teknik (IQT), i cili nuk ka publikuar asnje te dhene zyrtare mbi emrat e kompanive abuzuese (lidhur me cilesine e naftes) ne Shqiperi. Raporti i fundit (dhe me shume mundesi i vetmi) ishte i vitit 2011, ku IQT theksonte se nga 5,539 kontrolle gjate periudhes janar – 15 shtator 2011, rezultuan jashte standartit 592 kampione ose rreth 10%. Por IQT nuk publikoi asnje emer te kompanive / pikave te karburantit qe tregtonin karburant jashte standarteve, duke mos i dhene mundesi konsumatorit qe te zgjedhe nje karburant cilesor.

Psh ne Greqi, Drejtoria perkatese ne Ministrine e Energjise ne Greqi publikon ne menyre te vazhdueshme emrat e kompanive qe abuzojne me cilesine e karburanteve. Ne nje nga raportet e fundit, Ministria publikon te gjithe emrat, logot dhe adresat e pikave te karburantit qe kane tregtuar karburant jashte standarteve, duke i dhene mundesi konsumatorit qe t’i shmange keto ne te ardhmen.

Vetem ne kete menyre mund te (vete)rregullohet tregu i karburanteve, duke favorizuar tregtaret e ndershem dhe duke penalizuar ato mashtruese.

energjia.al, 11.03.2013