Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Beqaj priti kreun e Qendres Europiane per Energji te Sigurte

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj priti dje në takim prof.dr. Friedbert Pfluger, Drejtor i Qendrës Evropiane për Energjinë dhe Burimeve të Sigurta (EUCERS),  ish kryetar i Komisionit të Bundestagut gjerman për çështjet e Bashkimit Evropian, njëherit konsulet i kompanive të njohura për teknologjinë e pastër të energjisë, i cili shoqërohej nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu dhe zv.ambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Kiesler.
Ministri Beqaj me këtë rast ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë ato në fushën e ekonomisë, ndërsa ka njoftuar atë me projektet energjetike në vend që janë në zhvillim e sipër dhe reformat në këtë sektor.
Kreu i MZHE ka bërë të ditur se Republika e Kosovës është e interesuar që ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë, siç është “TC Kosova e Re” t’i ndërtojë me teknologjinë më të avancuar me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.
Ministri Beqaj ka informuar z. Pfluger edhe për masat që MZHE ka ndërmarrë për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë, duke shtuar se në këtë linjë shkojnë edhe përgatitjet që janë duke u bërë me Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian për organizimin e Konferencës për Energjinë.
Nga ana e tij, prof.dr. Friedbert Pfluger ka falënderuar ministrin Beqaj për informacionin e detajuar sidomos në fushën e energjisë me të cilën ai kryesisht po merret kohën e fundit, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

energjia.al, 09.03.2013