Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Privatizimi i Distribucionit – joligjor, IFC-ja reagon ndaj Zërit

Në lidhje me artikullin “Privatizimi i KEDS, joligjor”, publikuar në të përditshmen “Zëri” me 6 mars 2013, IFC-ja ka reaguar me një komunikatë, me të cilën mohon akuzat e kuotuara në të përditshmen “Zëri”, se ajo ka konsideruar vendimin për privatizimin e KEDS-it si “jo-ligjor”.
Në këtë reagim shtohet se IFC-ja është e kënaqur me proceset e Qeverisë së Kosovës që lidhen me privatizimin e KEDS-it, dhe njeh faktin se vendimi për shitjen e KEDS është debatuar dhe miratuar nga Parlamenti i Republikës së Kosovës.
Në shkrimin e botuar në gazetën Zëri, dhe të transmetuar edhe në portalin tonë, thuhet se vendimi për ta privatizuar distribucionin e KEK-ut është marrë në mënyrë joligjore. Kështu thuhet në një dokument të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), i cili klasifikohet si konfidencial dhe që e ka siguruar gazeta Zëri.
Burimet e gazetës po ashtu bëjnë të ditur se procedurat e privatizimit të distribucionit janë në shqyrtim nga auditori i brendshëm i IFC-së, i cili e ka marr përsipër kërkesën e organizatave joqeveritare vendore për të audituar procesin dhe procedurat e parapara për privatizim e kompanisë dhe modelin e tregut.
Ndërsa në letrën e CAO të datës 26 shkurt 2013, e cila është një mekanizëm i pavarur i IFC-së, thuhet se Korporata Financiare Ndërkombëtare ka ndihmuar Qeverinë e Kosovës në shthurjen e mundshme e privatizimin e distribucionit të energjisë së KEK-ut nëpërmjet pjesëmarrjes së sektorit privat në proces.
Në gusht të vitit 2011 CAO ka pranuar një ankesë në lidhje me privatizimin e distribucionit të KEK-ut, ku thuhet se qasja në informacione në lidhje me këtë privatizim nuk ishte adekuate për të lejuar adresimet e ndikimeve të mundshme negative në proces.
Po ashtu ka dështuar të kryhet një vlerësim i duhur social dhe mjedisor në lidhje me këtë privatizim. CAO tashmë ia ka dorëzuar e raportin e auditimit IFC-së për komente me shkrim. Kjo e fundit ka afat prej 15 ditësh të përgjigjet në këtë raport.
Raporti i auditimit dhe çdo përgjigje nga IFC-ja pastaj do t’i përcillet kryetarit të Grupit Punues të Bankës Botërore.
Përndryshe, vitin e kaluar kompania turke “Çalik-Limak Energy” është shpallur fituese e tenderit për privatizimin edistribucionit të KEK-ut, pasi që kishte ofruar një çmim prej 26.3 milionë euro.
Ky çmim i shitjes së distribucionit nga sindikalistët e KEK-ut edhe ekspertët e ekonomisë është vlerësuar si qesharak, pasi që për 26.3 milionë euro kompania turke ka blerë edhe këto asete të distribucionit: Ndërtesën afariste të “Elektrokosovës” në Prishtinë, e cila ka 10 mijë e 703 metra katror dhe 34 ari tokë, pllacin e depos qendrore që gjendet në Zonën Industriale në Prishtinë me një sipërfaqe prej 4 hektarë e 53 ari e 29 metra katror, 7 objekte në qytetet kryesore të vendit, të cilat gjinden në qendër të qyteteve dhe 19 objekte të nëndistrikeve, etj.

Gazeta Koha Ditore, 06.03.2013