Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ Shpërndarje: Rikthehet faturimi online

Administratorët shtetërorë tregojnë për hapat që do ndërmerren, tashmë që operatori i shpërndarjes së energjisë ka kaluar në administrimin e institucioneve shtetërore shqiptare…
Iilirjan Shkëmbi, drejtori i shitjeve në CEZ Shpërndarje ka folur për mediat lidhur me zhvillimet e reja të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, teksa ajo që nga fundi I janarit ka kaluar në administrimin e shtetit, pasi operatorit çek, CEZ Shpërndarje iu hoq licenca.
Ai ka pohuar se në faqen e re të internetit, cezshperndarje.al është rikthyer shërbimi i ri e-bill, që mundëson nxjerrjen e faturave online, do të vendoset dhe një numër ku të gjithë konsumatorët mund të ankohen  për çdo shqetësim apo problem, si dritat, faturat, etj.
Shkëmbi ka pohuar se ka radhë të gjata për pagesat e faturave, prandaj do shtohen pikat, ndërkohë që ka sqaruar se në janar faturimi është kryer nga CEZ Albania, pra nga çekët. ” Jemi duke përmirësuar dhënien dhe marrjen e të dhënave. Nuk mund të jap informacion për shifrat e arkëtimeve dhe humbjeve.
Ai ka shtuar se nuk kanë marrë ankesa për  mbifaturime. “Përveç qendrave të kujdesit ndaj klientit, do t’i shtojmë pikat e shërbimeve dhe arkëtimeve edhe në qytete të mëdha, në Fier, Durres, etj, dhe ndërkohë po marrim masa për të rritur shërbimet”, tha Shkëmbi.

Revista Monitor, 07.03.2013