Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP: Mbeshtetje trepaleshe e Enteve Rregullatore Shqiperi – Itali – Greqi

Të tre Autoritetet Rregullatore për Energjinë; të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë kane konkluduar vlerësimin e tyre ne lidhje me aplikimin e Trans Adriatik Pipeline (TAP AG) për përjashtim nga rregullat për hyrjen e palëve të treta dhe kushteve të tjera te Paketës se tretë. Ato kanë arritur tashmë në një pozicion të njëjtë dhe do t’i paraqesin Komisjonit Europian qëndrimin e tyre të përbashkët.
Përjashtimi është akorduar së bashku me kushte detyruese shtesë. Këto kushte lejojnë ushtrimin e të drejtës së hyrjes pa diskriminim të palëve të treta për të paktën 50% të kapacitetit maksimal prej 20 BCM2/vit, me tarifa që reflektojnë kostot, dhe sigurojnë pavarësinë e TAP AG si operator i sistemit të transmetimit. Me përfundimin e ndërtimit, TAP do të jetë një Interkonektor madhor, i cili do të hapë Korridorin Jugor të Gazit për furnizimin e Europës me gaz prej burimeve të Kaspikut. Këto sasi të reja gazi, parë nga një perspektivë Europiane do të jenë të konsiderueshme për të reduktuar vartësinë e furnizimit me gaz të Bashkimit Europian prej burimeve tradicionale si Rusia, Algjeria dhe Norvegjia veçanërisht të kombinuara me burimet e furnizimit me gaz që importohen në Itali prej Afrikës së Veriut dhe vendeve të tjera. Në shtesë, TAP do të bëhet një rrugë furnizimi vitale për Europën Jug Lindore sepse ai do të lehtësojë gazifikimin e vendeve te rajonit, do të ulë vartësinë e tyre prej një burimi të vetëm furnizimi dhe do të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturave të tjera të rëndësishme sikurse Jonian Adriatik Pipeline (IAP) dhe Unaza e Gazit të Komunitetit të Energjisë. Për më tepër TAP do të kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri duke i dhënë fund izolimit të tij prej tregjeve Europiane nëpërmjet lidhjes njëherazi me sistemet përkatëse të Italisë dhe Greqisë.
Së fundmi, TAP do të kontribuojë në maturimin e tregut të gazit në Greqi dhe do të krijojë një urë komunikimi të bazuar tek tregu ndërmjet burimeve të gazit ne Lindje dhe tregjeve të gazit në Perëndim. Të tre Autoritetet Rregullatore të Energjise pranimin e kërkesës së TAP AG për përjashtime prej një sërë klauzolash të paketës së tretë të Energjisë në lidhje me regjimin e detyruar të lejimit të hyrjes së palëve të treta e kanë shoqëruar me një sërë kushtesh të cilat krijojnë një kuadër rregullator të argumentuar dhe të saktë për funksionimin e tubacionit TAP në përputhje me sa vijon;
– Plani i biznesit te TAP AG për të transportuar volumet e gazit të disponueshme prej vendburimit Shah Deniz II drejt Evropës Juglindore dhe më tej drejt Italisë, është marrë plotësisht në konsideratë në një mënyrë të tillë e cila lejon në të njëjtën kohë edhe mundësinë e përdorimit të kapaciteteve transportuese të TAP prej të gjithë blerësve të ardhshëm të këtyre volumeve të gazit nën të njëjtat kushte dhe përcaktime.
– Zgjerimi i kapacitetit gaz-transportues i tubacionit TAP deri në maksimumin e tij të mundshëm do të kryhet në një mënyrë e cila është teknikisht dhe ekonomikisht e justifikueshme, mbi bazën e principeve të tregut dhe duke zbatuar praktikat më të mira Europiane.
– Nëpërmjet TAP dhe përmes Shqipërisë dhe Greqisë, tregu i gazit në Europën Juglindore do të ketë akses direkt në sasitë e disponueshme në tregun italian të gazit në një mënyrë krejtësisht të rregulluar.
– Ndërveprimi/Interoperabiliteti i TAP me infrastrukturat ekzistuese dhe të ardhshme në Shqipëri dhe në Greqi është siguruar nëpërmjet zhvillimit të pikave të reja dalëse dhe hyrëse në TAP, duke ndjekur nevojat e tregut në të dy këto vende.
– TAP AG do të funksionojë si një operator i pavarur i sistemit për të gjithë periudhën e përjashtimit përpara se të bëhet subjekt i regjimit të ndarjes së titujve të pronësisë (ownership unboundling)3 mbas përfundimit të kësaj periudhe.
– Masat mbrojtëse për konkurrencën parandalojnë zhvillimin dhe forcimin e pozicioneve dominuese në të tri vendet.
Arritja e këtij vendimi ishte rezultat një bashkëpunimi të shkëlqyer ndërmjet Autoriteteve Rregullatore të dy vendeve anëtare të BE, (Italisë dhe Greqise) dhe Rregullatorit të një Pale Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë (Shqipërisë) mbi bazën e paketës së tretë për energjinë .

energjia.al, 05.03.2013