Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkimet për nafte ne Jon

Agjencia kombëtare e burimeve natyrore i ka konsideruar si te parakohshme deklaratat e mediave greke se ne detin Jon ka rezerva nafte dhe gazi. Drejtori ekzekutiv i AKBN, Petrit Gjoni ne nje interviste për Vizion Plus thotë se kompania norvegjeze qe po kërkon per interes te palës greke ka nisur punën prej dy muajsh, kohe kjo e pamjaftueshme për te dale ne konkluzione te tilla. Sipas tij lajmi se ne detin Jon ka nafte, është bere publik prej kohesh nga institucionesh shqiptare, por ende nuk kane nisur shpimi i puseve për te vërtetuar pritshmerite ne këtë zone. Por ajo çka e bën edhe me sensibel këtë çështje është fakti se pas një ndarje te mendueshme te territorit detar, kujt do ti përkasë zona naftëmbajtëse. Drejtori Gjoni sqaron se kjo zone nuk është ne kufirin ndarës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një dite me pare mediat greke përcollën lajmin se pas kërkimeve te një kompanie norvegjeze, ne detin Jon dhe ne jug te Kretës ka nafte dhe gaz. Mediat greke e përcollën këtë lajm duke evidentuar hartat e zonave naftëmbajtëse siç ishin, ato qe ndodhen pranë ishujve te detit Jon dhe ne perëndim te Korfuzit, pikërisht ne Paksos, Lefkadha, Kefalonia dhe Zakinthos.

TV Vizion Plus, 04.03.2013