Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Forumi Nderkombetar i Ndertimit te Interkonjeksionit Nenujor Shqiperi-Itali

Ne 11 maj 2013 zhvillohet Ekspo Forumi Nderkombetar i Ndertimit dhe Financimit te Projektit te Linjes se Nderlidhjes Nenujore te Sistemeve Elektrike Shqiperi-Itali. Ky Ekspoforumi do te organizohet ne Tirana International Hotel.
Ky aktivitet organizohet nga OST sh.a., Operatori i Sistemit te Transmetimit dhe AlbKonfindustria, Konfederata Kombetare e Industrive te Shqiperise, nen kujdesin e vecante te Kryeministrit te Shqiperise Prof. Dr. Sali  Berisha dhe Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes se Shqiperise, z. Edmond Haxhinasto.
OST sh.a., mbeshtetur ne programin e Qeverise se Shqiperise per zhvillimin e sektorit energjetik vlereson si mjaft te rendesishem lidhjen e sistemeve energjetike ndermjet Shqiperise dhe Italise. Projekti mbeshtetur ne te gjithe te dhenat paraprake eshte plotesisht i justifikuar ekonomikisht dhe ka rendesi te madhe jo vetem per Shqiperine, por edhe per gjithe rajonin e Ballkanit dhe me gjere. Kostoja e projektit eshte vleresuar rreth 500 milion euro dhe koha e implementimit mendohet qe te jete 4-5 vjet. Pershpejtimi i ndertimit te lidhjes se sistemeve energjetike Shqiperi-Itali do te japi nje shtyse te fuqishme investimeve ne energjetike ne Shqiperi, Ballkan, etj..
Ndertimi i linjes se interkonjeksionit do te jete nje hap i rendesishem perpara ne integrimin e sistemeve energjetike te rajonit te Ballkanit ne vendet e Bashkimit Evropian, ne perputhje me te gjitha standardet nderkombetare nese do te harmonizohet me realizimin e projektit Trans Adriatic Pipeline, TAP, qe do te sjelle gazin nga Deti Kaspik, Azerbaixhan ne Bashkimin Europian nepermjet Turqise, Greqise, Shqiperise dhe qe do te arrije ne Itali nepermjet tubacionit neneujor ne Detin Adriatik.

energjia.al, 04.03.2013