Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ Shpërndarje rikthen nesër faturat online

Prej rreth dy javës, shërbimi E-Bill për printimin e faturave on line, i ofruar më parë nga kompania çeke, CEZ Albania, nuk funksionon. Pas heqjes së licensës për këtë kompani, faturat nuk janë hedhur më në faqen e internetit dhe qytetarët janë detyruar të shkojnë nëpër zyrat postare që të pyesin për konsumin e tyre mujor apo të presin faturën në fund të muajit.

Referuar kësaj situate, Drejtori i Divizionit të Shitjeve në kompaninë shtetërore CEZ Shpërndarje, Ilirjan Shkëmbi, sqaroi se sot po krijohet baza e të dhënave të kësaj kompanie për hedhjen e të gjitha faturave dhe nesër për të gjithë qytetarët do të jetë ekeftiv ky shërbim. Kështu nga dita e Martë e në vijim qytetarët do të kenë sërish mundësinë të shohin konsumin e tyre mujor të energjisë elektrike dhe ta printojnë faturën nga interneti.

TV Scan, 04.03.2013