Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Heqja e licencës në Shqipëri, bien me 52% fitimet e kompanisë çeke CEZ

Kompania CEZ, prodhuesi me i madh në Ceki i energjisë, rezulton me një rënie drastike fitimi prej 52% në katër mujorin e fundit të vitit të kaluar. Shkak për këtë duket se është ndërprerja e operacioneve të saj në Shqipëri, pas heqjes së licencës nga qeveria shqiptare.
Kështu shkruan në faqen zyrtare agjencia amerikane “Bloomberg”, që afron shërbime ekonomike dhe financiare në rrafshin global.
Kompania me qendër në Pragë bëri të ditur se të ardhurat neto ranë me 6.9 miliardë koruna. CEZ reduktoi fitimet për shkak të humbjeve të vazhdueshme në njësinë e saj në Shqipëri.
Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri vendosi t’i heqë licencën CEZ-it, ndërsa humbjet në Shqipëri nga kompania pretendohen në masën 5.8 miliardë koruna.
“Të gjitha bizneset e mëdha energjetike në Evropë kanë vështirësi, për shkak të ballafaqimit me një mjedis të paqëndrueshëm. Ne kushtet e rënies së konsiderueshme të çmimit me shumicë të energjisë elektrike dhe një të ardhme të vështirë për tu parashikuar” – shprehen zyrtarët e CEZ në Pragë.
CEZ pretendon të rregullojë situatën e saj financiare për këtë vit me një fitim prej 37 miliardë koruna. Drejtuesit e kompanisë CEZ shprehen optimistë se mund të rifitojnë licencën në Bullgari.

www.balkanweb.com, 28.02.2013