Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet e fundit rrisin prodhimin e energjisë në Shqipëri

Rritet prodhimi i energjisë në vend. Reshjet e rëna ditët e fundit kanë dhënë efekte në përmirësimin e kuotave në HEC-et e Kaskadës së Drinit, njofton “Ora News”. Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare në të tre hidrocentralet kryesore aktualisht po punohet me kapacitet të plotë dhe prodhohet rreth 18 milion kilovatorë energji elektrike ndërsa prej importit po sigurohet vetëm 4.8 milionë kilovatorë. Ndërkohë që vlen të theksohet se ajo që është e rëndësishme është fakti se prurjet kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Në Shqipëri aktualisht konsumohet rreth 22 milionë kilovator energji elektrike, një shifër kjo e konsideruar mjaft e lartë edhe pse jemi në stinën e dimrit. Niveli i ujit në Fierzë në hidrocentralin më të madh në vend është rreth 280.11 metër, ndërsa prurjet 500 m3 në sekond. Në Koman kuota është rreth 170.59 metër ndërsa prurjet janë 240 m3 në sekond, ndërsa në Vaun e Dejës niveli ujit është rreth 73.64 metër ndërsa prurjet 150 m3. Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare janë marrë të gjitha masat që të vihen në punë të gjithë agregatët dhe të rritet prodhimi i energjisë nëse reshjet e shiut vijojnë me intesitet edhe në ditët në vijim. Tashmë situata e prodhimit të energjisë në vend është stabilizuar si rezultat i reshjve të rëna. Sistemi energjitk shqiptar vetëm para pak muajve ndodhej në një gjendje të vështirë për shkak të thatësirës që përfshiu Shqipërinë.

Gazeta Kosova Sot, 26.02.2013