Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nderprerje energjise ne disa zona te Shqiperise

OST njofton se per shkak te punimeve qe jane planifikuar te kryhen ne linjen 110 kV Burrel-Suç-Bulqize (110-20/2), te cilat lidhen me shtrimin e “Trosit” me fiber optike (OPGW), si dhe per efekt sigurie, eshte e domosdoshme qe te stakohen dhe te dale ne skeme remonti Linja 110 kV Burrel-Suç-Bulqize (110-20/2) ne datat 28/02 dhe 01/03/2013 nga ora 09.00 deri ne oren 17.00
Duke konfirmuar stakimin, OST ben me dije se gjate ketyre diteve dhe ne afatet kohore te percaktuar me siper, zonat qe do te kene kufizime te pjesshme te energjise elektrike jane:
Bashkite Klos, Bulqize si dhe Komunat: Kurdari, Lis, Gurre, Xiber, Fushe Bulqize, Zerqan, Shupence, Gjorice, Ostren, Trbishte.

Gjithashtu OST njofton se per shkak te punimeve per rikonstruksionin e linjes L110 kV, Sharre – Rrazhbull (110-6/2) kerkohet te behet stakimi dhe nxjerrja ne skeme remonti te linjave:
1- Linja 110 kV, “Rrazhbull – Shkozet 2”, me date 27/02/2013 ne intervalin kohor, nga ora 08:00 deri 17:00.
2- Linja 110 kV “Rrazhbull – Sukth”, me date 28/02/2013 ne intervalin kohor, nga ora 08:00 deri 17:00.
Per pasoje, gjate ketyre diteve do te kene kufizime te pjesshme zonat: Bashkite Sukth dhe Shijak, si dhe zonat perreth tyre .

energjia.al, 27.02.2013