Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kurbin, makina përfshihet nga flakët pasi përplaset me trajlerin (me nafte), 2 të plagosur

2 persona kanë mbetur të plagosur pasi automjeti tip ‘Benz’ 4 fenerësh me të cilin udhëtonin është përplasur nga një trajler nafte me targa FR 0771 B.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përplasja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:40 minuta në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Benzi është përfshirë nga flakët, ndërkohë që falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e të plagosurve nga makina dhe dërgimi i tyre për ne spital.
Nga hetimet paraprake, blutë e Kurbinit bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë devijimi i trajlerit në krah të kundërt me rrugën.

www.balkanweb.com, 26.02.2013