Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Grabitin rojen e karburantit, në kërkim dy të rinjtë

Një 45-vjeçar, roje i një pike karburanti në Korçë është plagosur nga dy të rinj, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur në unazën jugore të qytetit juglindor, dje rreth orës 14:00. Sipas burimeve nga policia lokale, dy të rinj të pamaskuar dhe të paarmatosur kanë shkuar në pikën e karburantit “Hajdini” në dalje të qytetit të Korçës dhe i kanë kërkuar xhiron ditore 45-vjeçarit Flamur Ramo nga fshati Mborje i këtij rrethi. Ndërsa 45-vjeçari ka rezistuar, ata e kanë goditur me mjete të forta dhe e kanë lënë atë të shtrirë në tokë. Mësohet se autorët e krimit i kanë marrë paratë rojes së karburantit dhe janë larguar me shpejtësi. Flamur Ramo është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Mjekët e këtij spitali pohojnë se 45-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas denoncimit të viktimës, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet hetimore. Sipas policisë, dy grabitësit janë identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

www.balkanweb.com, 20.02.2013