Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shiu lë disa zona të Tiranës pa energji, ÇEZ po riparon dëme

Një pjesë e Tiranës sot nuk furnizohet me energji elektrike për shkak të  dëmtimeve në rrjet, shkaktuar nga moti i keq. Kompania e shpërndarjes së energjisë, ÇEZ, ka njoftuar qytetarët se po punon për të riparuar dëmet. Momentalisht, nuk furnizohen me energji: zona e tregut elektrik, ajo përreth fakultetit Histori Filologji,  ajo përballë Misto Mames, Unazës së Re si dhe zona industriale e Kasharit, në autostradë.

Gazeta Shqiptarja.com, 26.02.2013