Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Instat: Rriten me 8.8% eksportet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”

Instat njoftoi dje rezultatet e tregtise se jashtme per muajin janar.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 15,926 mln lekë, duke shënuar një ulje prej 44.9 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 32.5 përqind krahasuar me Janar 2012.
Në Janar 2013 u eksportuan 18,126 mln lekë mallra, me rritje 1.2 përqind në krahasim me Dhjetor 2012 dhe rritje me 34.6 përqind në krahasim me Janar 2012. U importuan 34,052 mln lekë mallra me ulje 27.3 përqind në krahasim me Dhjetor 2012 dhe ulje 8.1 përqind në krahasim me Janar 2011. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 15,926 mln lekë, duke shënuar një ulje prej 44.9 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 32.5 përqind krahasuar me Janar 2012. Tregtia me vendet e BE është 71.6 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Tregtia me Italinë është 37.8 përqind, ndërsa me Greqinë është 10 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Gjermani, Spanje, Kinë, SHBA, Zvicër, etj, dhe për importin, Spanjë, Ukrainë, etj.
Krahasimi me muajin paraardhës
Eksporti i grupit “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” u rrit 41.3 përqind, “Tekstile dhe këpucë” u rrit 11.6 përqind”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 8.8 përqind, etj. Eksporti i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 22.1 përqind, etj.
Importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u ul 39.6 përqind, “Produkte kimike dhe plastike” u ul 32.3 përqind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 31.4 përqind, “Ushqime, pije, duhan” u ul 26.2 përqind,  etj.

energjia.al, 26.02.2013