Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IFC trajnon Banken Credins per financimin e projekteve të energjive të rinovueshme

Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, sot nis trajnimin e parë në rajon në financimin e projekteve të energjive të rinovueshme për stafin e Bankës Credins në Tiranë, kurs i cili do të zgjasë gjatë tri ditëve në vijim.
Ky do të jetë i pari në një seri të trajnimeve të specializuara të përshtatura në mënyrë individuale për bankat lokale në Ballkanin Perëndimor, që përfshin njohuritë dhe aspektet më të rëndësishme teknike, financiare dhe ligjore të projekteve të energjive të rinovueshme. Nga ana tjetër, forcimi i kapaciteteve të stafit të bankave, veçanërisht në fushën e financave të projekteve, do të rrisë shanset për të ndërtuar një treg të qëndrueshëm të financimit të projekteve të energjive të rinovueshme me fokus në hidrocentralet e vogla. Nderkohë, Shqipëria duhet të përmbushë një objektiv në lidhje me pjesën që energjia e rinovueshme zë në konsumin e përgjithshëm të energjisë, prej 38%, deri në vitin 2020.
Banka Credins është ndër pesë bankat më të mëdha në Shqipëri, me aktivitet të qëndrueshëm dhe një gamë të gjerë të produkteve bankare. Banka operon në 16 qytete të Shqipërisë, nëpërmjet 47 degëve dhe agjencive. Një nga objektivat strategjike kryesore të bankës, është të zgjerojë portofolin e saj të kredisë, veçanërisht në fushën e financimit të energjive të rinovueshme.
Z. Arsenijevic, Drejtuesi Rajonal i Programit të Energjive të Rinovueshme në Ballkan për IFC-në ka deklaruar: “Vlera e unike e Programit të IFC-së është rritja e kapaciteteve të brendshme të klientëve tanë. Sigurisht që ideja jonë nuk është për të transformuar oficerët e kredisë në inxhinierë apo avokatë. Megjithatë, të kuptuariti mirë të aspekteve të veçanta ligjore, teknike dhe financiare dhe pengesave në vend,  do të sigurojë që bankat të vazhdojnë të punojnë në sektorin e projekteve edhe pas përfundimit të Programit te IFC-së “
Realizuar në partneritet me Ministrinë Austriake të Financave, Programi i IFC-së për Energjitë e Rinovueshme në Ballkan synon të lehtësojë investimevet në projektet e energjive të rinovueshme në Ballkanin Perëndimor. Duke punuar me zyrtarët qeveritarë, zhvilluesit e HEC-ve vendorë dhe ndërkombëtarë, dhe institucionet vendore financiare, Programi do të heqë barrierat ekzistuese për investime dhe do të përmirësojë kuadrin ligjor të lidhur me këto investime. Programi ka për qëllim të zhvillojë tregun e energjive të rinovueshme në rajon, si një mjet për ekonomitë “E gjelbër”, si dhe të mbështesë rrugën e vendeve drejt Bashkimit Evropian.
IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh ndërkombëtar për nxitjen e zhvillimit global fokusuar ekskluzivisht në sektorin privat. Ne ndihmojmë vendet në zhvillim për të arritur rritje të qëndrueshme nga investimet financiare, mobilizimit të kapitalit në tregjet financiare ndërkombëtare, si dhe ofrimin e shërbimeve këshilluese për bizneset dhe qeveritë. Në vitin 2012, investimet tona kanë arritur në 20 miliardë dollarë, duke shumëfishuar fuqinë e sektorit privat për të krijuar vende pune, të stimulojë risi në biznes, dhe për të trajtuar sfidat më urgjente në zhvillimin e botës.

energjia.al, 22.02.2013