Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mirditë, vidhte linjën elektrike, arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit

Arrestohet kryeplaku i fshatit Mashter-Kore në Mirditë Dedin Preng Koka 41-vjeç. Bashkë me të është arrestuar edhe shtetasi Viktor Pjetër Ndoi- 39 vjeç.
Kryeplaku Koka dhe Viktor Ndoj janë kapur në flagrancë nga policia e komisariatit të Mirditës, pasi po vidhnin linjën elektrike të fshatit Nënshet.
Nga hetimet paraprake mësohet se dy personat e arrestuar kishin vjedhur herë pas here naftën e gjeneratorëve të një operatori celular në vend. Sipas policisë ato janë autorë të shumë vjedhjeve, të cilët në veprimet e tyre ka lënë pa energji për javë të tëra fshatrat e zonës së Oroshit në Mirditë, po ashtu edhe pa sinjal dy operatorët celularë.
Ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Prizreni ka mbyllur 2012-ën me fatura të papaguara prej 933 mijë euro

www.balkanweb.com, 20.02.2013