Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Topalli dhe Erdogan mbeshtesin projektin TAP

Kryetarja e Kuvendit takoi dje me Kryeministrin e Turqisë, Erdogan. Në takim u diskutua për një nivel më të lartë të bashkëpunimit ekonomik, projektin e gazsjellësit TAP dhe rritjen e investimeve të mëdha.
Biseda mes Kryetares Jozefina Topalli dhe Kryeministrit Erdogan u fokusua në rritjen e  bashkëpunimit ekonomik e veçanërisht në projektin e gazsjellësit TAP, që kalon nga Turqia në Greqi dhe Shqipëri për të përfunduar në jug të Italisë.
Kryetarja e Kuvendit tha se marrëveshja  e firmosur mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë dhe mbështetja  e Turqisë për realizimin e kalimit të këtij gazsjellësi përmes Shqipërisë, do të sillte një impakt të jashtëzakonshëm ekonomik jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin e më gjerë. jozefina topalli ankara(2)v
Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në Detin Kaspik, në Evropën Perëndimore.
Investimet direkte të Turqisë në Shqipëri nga 100 milionë dollarë që ishin në vitin 2004, kanë shkuar në mbi 1 miliardë dollarë, duke punësuar mbi 3 mijë shtetas shqiptarë. Dy personalitet u shprehën  se synimi dhe ambicia e përbashkët është kapërcimi i kësaj vlere të shkëmbimeve tregtare.
Turqia është  një nga partnerët tregtarë më konstantë dhe investitorin e tretë më i madh në vendin tonë dhe Kryeministri Erdogan theksoi  se biznesi turk vlereson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj.
Samiti ekonomik EuroAziatik i Stambollit  në prill 2013, do të jetë një tjetër zhvillim mes dy vendeve, për të forcuar lidhjet ekonomike shumëdimensionale edhe në nivel rajonal.

energjia.al, 20.02.2013