Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Ne 15 mars jepet me koncesion Rafineria e radhes (ajo e Cerrikut)!

Ministria e Ekonomisë, bazuar në VKM, nr.54, datë 23.01.2013 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të Rafinerisë së Naftës Cërrik” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me konçesion të Rafinerisë së Naftës Cërrik, rrethi Elbasan.
Ministria kërkon që projekti të realizohet në Rafinerinë e Naftës Cërrik. Ofertuesit duhet të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurën konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 15/03/2013, ora 12:00; ofertat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë ku janë të ftuar përfaqësues të ofertuesve të ndjekin hapjen e ofertave.

Theksohet se rafineria e Cerrikut nuk vihet ne pune per me shume se 10 vjet.

Ajo qe nuk kuptohet nga gjithe kjo histori eshte fakti qe perse nje rafineri e re do te jete e sukseshme kur ato ekzistueset nuk shfrytezohen akoma me kapacitet te plote. Sidoqofte, i vetmi fakt pozitiv mbetet perpunimi i naftes bruto ne vend, duke perfituar nga efekti zinxhir i vertikalizimit te industrise se naftes.

energjia.al, 19.02.2013