Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dollapi: Fund ndërprerjeve kolektive të energjisë, shërbimi paguhet

Në një takim me strukturat e qarkut të Kukësit, administratori shtetëror i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, garantoi furnizimin me energji elektrike të këtij qarku dhe se do të ndalohen ndërprerjet kolektive të energjisë.
“Do të ketë kërkesë llogarie për çdo punonjës të CEZ Shpërndarje. Detyra jonë është të stabilizojmë furnizimin me energji elektrike në qarkun Kukës dhe t’u japim qytetarëve shërbimin për të cilin paguajnë.
Ne duhet të rikthejmë besimin tek qytetarët të paguajnë energjinë si dhe do t`i themi stop ndërprerjeve kolektive të energjisë”, tha më tej ai.

Gazeta Sot, 13.02.2013