Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Betejë me CEZ-in. Ramadani: Edhe qeveria ankese në Arbitrazh

Qeveria shqiptare do të paraqesë në arbitrazh ankesat dhe pretendimet e saj lidhur me shkeljen e kontratës së kompanisë çeke, CEZ. Ministria e Ekonomisë ka kontaktuar një kompani franceze që do ta mbrojë në këtë proces në përballje me kërkesat e CEZ-it.  Sokol Ramadani, kreu i ERE-s në një intervistë për “AS” tregon procedurën gjyqësore që do të ndiqet nga pala shqiptare.
“Ne kemi shumë dokumentacione, të cilat mund ti kemi në Gjykatën Ndërkombëtare. Ministria ka punësuar një kompani shumë të mirë në lidhje me arbitrazhin ndërkombëtar. Gharavi është një kompani me qendër në Francë dhe po përgatit të gjitha të dhënat që ti shërbejnë për këtë çështje”, bëri me dije Ramadani.
Pretendimi i ngritur nga CEZ mbi dëmin ekonomik të shkaktuar ndaj tij, në vlerën 200 milionë euro, sipas Ramadanit, nuk është i vërtetë dhe se CEZ po e përdor këtë për të mos humbur aksione në tregun ndërkombëtar.
“Ajo është kompani në stok. Atyre mund ti bien vlerat e stokut dhe përpiqen me anë të ekspansionit që të fitojnë vlera në stok. Sasia e investimeve që ka bërë është jashtëzakonisht e vogël, jo sa thotë ajo, 200 milionë euro sepse ai kompaninë e ka blerë me 109 milionë dhe shumica janë transferime nga kompanitë OST dhe KESH, të cilat janë marrë me kredi dhe nuk është që ai ka paguar kredi”, deklaroi Ramadani.
Kreu i ERE-s sqaron se procesi në arbitrazh nuk do të zgjasë gjatë, pasi ai është i përcaktuar me ligj.
“Vetë ligji e ka lënë të përkohshëm, nuk është me kohë të gjatë. Mund të shkojë 6 muaj llogaritjet që do të bëhen edhe kontrollin fizik të aseteve. Sa janë vlerat ekonomike të debisë. Ju e dini shumë mirë që ata janë borxh tek KESH, janë në borxh tek OST, por janë në borxh dhe në kompani të huaja”, u shpreh Ramadani.
Enti Rregullator i Energjisë ka pajtuar nga ana e tij një kompani konsulente për të përgatitur dosjen me të gjitha shkeljet e bëra nga CEZ, të cilat më tej do të paraqiten në arbitrazh.

TV Albanian Screen, 01.02.2013