Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Mbas abuzimeve, Financat shfuqizojne heqjen e TVSH-se per karburantet!!!

Ministri i Financave ka miratuar ne 22 janar disa ndryshime ne Udhezimin nr 17 per TVSH, lidhur me operacionet hidrokarbure. Ajo qe bie ne sy eshte urgjenca e miratimit te ndryshimeve, menjehere mbas vendimit te gjykates se Tiranes per hedhjen poshte te nje kontrolli tatimor ne nje nga kompanite hidrokarbure. Tashme Ministria e Financave ka eliminuar perjashtimin e TVSH ne rastin e importimit te nenprodukteve te naftes per nevojat e veta, nga subjektet e kerkimit te naftes. Vleresohet se kontrollet e tjera tatimore te ketyre subjekteve do te kryhen me nje efikasitet me te larte, duke bere transparencen e plote mbi keto operacione.

energjia.al, 02.02.2013

UDHËZIM Nr. 4, datë 22.1.2013 PËR DISA SHTESA NË UDHËZIMIN NR. 17, DATË 13.5.2008 “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të ligjit nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, Ministri i Financave
UDHËZON:
Në udhëzimin nr. 17, datë 13.5.2008 “Për TVSH-në”, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Pika 8.7 “Operacionet hidrokarbure”, ndryshon si më poshtë:
I) Në paragrafin e parë pas shprehjes “zhvillimit të operacioneve hidrokarbure” shtohet paragrafi:
Kontraktori ose nënkontraktori paraqet pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore në të cilën është i regjistruar:
1. Vërtetimin (origjinal) ose kopje të noterizuar, të lëshuar në emër të tij nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), ku të përcaktohet se shërbimi që do të furnizohet është i lidhur me realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure.
2. Kopje të marrëveshjes së hidrokarbureve të lidhur ndërmjet kontraktorit dhe qeverisë shqiptare.
3. Kopje të kontratës së lidhur midis kontraktorit të operacioneve hidrokarbure dhe nënkontraktorit të tij në rastin kur furnizimi që do të kryhet realizohet nga nënkontraktori.
II. Paragrafi me përmbajtjen e mëposhtme shfuqizohet:
Në rastin e importimit të nënprodukteve të naftës, për nevojat e veta, nga subjektet e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse, përjashtimi nga TVSH-ja jepet për produktet dhe sasitë e përcaktuara në autorizimet e përjashtimit të akcizës, të lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në bazë të udhëzimit të përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, udhëzimit nr. 3, datë 4.5.2012 “Për përcaktimin dhe dokumentimin e sasive të nënprodukteve të naftës, të importura për nevojat e veta, nga shoqëritë e kërkimit të naftës dhe të vënies në shfrytëzim të zonave naftëmbajtëse”.
MINISTRI I FINANCAVE
Ridvan Bode

(me shkurtime)