Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkohen punëtorë për shpime pusi nafte dhe gazi

Kompania e punesimit Anegino njofton hapjen e vendeve bosh te punes si me poshte:
Vendndodhja: RED DEER, Alberta.
Numri i punonjësve të kërkuar: 2
Kërkesat :
Arsimi:Përfundimi i shkollës së mesme
Kredencialet (çertifikatat, liçencat, anëtarësimet, kurset, etj):
Çertifikatën standarte të Ndihmës së Shpejtë,
Çertifikatën e Njohurisë së sulfurit të hidrogjenit(H2S)
Çertifikatë për Parandalimin e plasjes,
Çerifikatën e Sistemit Informativ të materialeve të rrezikshme në vendin e punës (WHMIS)
Çertifikatë për Transportimin e Mallrave të Rrezikshme (TDG)
Autotransportues në fushën e naftës
Drejtues i Përgjithshëm i fushës së naftës
Mbrojtja në rast rënie nga impianti
Zbulimi i Rreziqeve të gazit dhe Hidrokarbureve
Patentë të vlefshme 5Q.
Përvoja :2 deri ne 3 vjet eksperience pune
Gjuhët :Flasin ,lexojnë dhe shkruajnë anglisht
Vendosja në punë:
Kontraktor i mirë i shërbimit të shpimit
Operator i mirë i shërbimit të naftës dhe gazit
Aftësitë specifike:
Të ngasë kamionet në destinacionin e duhur
Montimin e pompave nëpër puse
Të dijë funksionimin e sistemeve hidraulike të pompimit
I aftë për të interpretuar dhe për të përshtatur procedurën e pompimit
Të dijë përzierjen e kimikateve dhe çimentos.
Aftësi të tjera: Trajnon dhe mbikqyr asistentët,ndihmësit dhe punonjësit që punojnë në terren(floorhands).
Pajisjet/mjetet vetjake: Çizme sigurie me majë celiku,veshje sigurie,doreza,jelek sigurie,kapele,kufje për veshët.
Mjedisi i punës: Hapësira Jashtë, në lartësi, i mbyllur, të rrezikshme, me lagështirë, të zhurmshme, të nxehta, të ftohta etj.
Të tjera : Është e nevojshme një vit përvojë si asistent ose punëtor apo si punonjës në terren(floorhand).
Transporti është i siguruar nga një vend i përbashkët ku mblidhen të gjithë punonjësit deri tek vendi i punës dhe pas mbarimit të turnit përsëri deri te vendi i përbashkët.
Shënim: Pozicioni i punës bëhet fjalë për punonjës (të quajtur Derrickand) që punojnë në këtë profil nëpër vinçe.
Për të aplikuar duhet të paraqiteni personalisht pranë zyrave tona ose dërgoni CV-në me email në adresën e mëposhtme:
CV-ja duhet të jetë e shoqëruar me fotografi(fotoja të jetë me ngjyra dhe me përmasa 6×4 cm) në gjuhën angleze.
• Ju lutemi, sigurohuni që të plotësoni çdo informacion të rezymesë tuaj në Anegino.
– Duhet të ketë patentë makine.

www.anegino.gen.al, 31.01.2013