Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Holtkemper: Linja e Kosovës, vazhdojnë bisedimet

Vendimi për ndërtimin e linjës së interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të merret së shpejti. Kështu është shprehur ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Muller-Holtkemper, e cila ka pohuar se po vazhdojnë bisedimet me qeverinë shqiptare për zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Pata mundësinë që më herët të bisedoj me ministrin e Ekonomisë, z. Edmond Haxhinasto në lidhje me këtë çështje.
Nga ai mora premtimin se së shpejti do të merret një vendim për zgjidhjen e kësaj problematike dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e linjës së interkoneksionin 400 kv Tiranë-Prishtinë”, tha Holtkemper. Kanë kaluar më shumë se dy vjet nga zhvillimi i tenderit për ndërtimin e linjës së interkoneksionit Shqipëri-Kosovë.
Për shkak të mosfillimit të punimeve, tenderi u anulua në muajin Tetor të vitit që lamë pas. Qeveria pretendoi se, kompania fituese ofroi një vlerë 24% më të lartë se kompania e dytë pjesëmarrëse në tender. Ndërsa, opozita deklaroi se, punimet për ndërtimin e linjës po vonohen qëllimisht për të mbrojtur interesat e kompanive serbe në shpërndarjen e energjisë. Fakt është që, ndërtimi i kësaj linje do të ulte ndjeshëm varësinë e Shqipërisë dhe Kosovës nga linjat serbe të transmetimit, çmime më të ulëta në treg për importin e energjisë që do të reflektoheshin direkt tek konsumatorët e të dy vendeve.

TV Scan, 31.01.2013