Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Haxhinasto pret ambasadorin e Polonisë Marek Jeziorski

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto priti sot në një takim ambasadorin e Polonisë z. Marek Jeziorski.
Z. Haxhinasto vlerësoi traditën pozitive në marrëdhëniet mes Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e ekonomisë, ndërsa theksoi se tregu shqiptar mirëpret kompanitë polake të investojnë në vendin tonë.
Ai shtoi më tej se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë në rritje.
Të dy palët ranë dakord që së shpejti të mblidhet Komisioni i Përbashkët Ekonomik, Shqipëri-Poloni.
Gjatë këtij takimi u diskutua gjithashtu edhe për organizimin e forumeve të përbashkëta të biznesit apo pjesëmarrjen në panaire si dhe shkëmbimin e vizitave të përfaqësuesve në nivel të lartë mes dy vendeve.

energjia.al, 24.01.2013