Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lezha dhe 20 fshatra pa drita, shkak defekti

Një defekt në nënstacionin elektrik ka lënë pa energji 70% të qytetit të Lezhës dhe 20 fshatra të këtij rrethi. Siç raporton “Ora News”, djegia e kabllit elektrik ka shkaktuar avari në fidrin e Gjadrit dhe atë të Zejmenit, e për pasojë ka lënë të gjithë zonën në errësirë.
Defekti është shkaktuar nga rrufeja, e cila ka dëmtuar kabllon që transmeton energjinë elektrike, ndërsa është bllokuar puna edhe në shumicë e institucioneve në komuna e bashki. Kjo situatë ka vijuar që prej orës 7 të mëngjesit të ditës së sotme, por nuk ka asnjë afat se kur do të rikthehet sërish energjia elektrike në zonat ku ajo mungon.
Punonjësit e kompanisë CEZ kanë nisur punën për riparimin e defektit, i cili është vlersuar si tepër i rëndë, fakt për të cilin edhe nuk ka një parashikim të mundshëm, se kur mund të arrihet vendosja në punë e dy fidrave që furnizojnë me energji qytetin dhe fshatrat rreth tij.
Si pasojë e këtij defekti, mjaft institucione kanë bllokuar punën e tyre, pasi nuk kanë mundësi alternativë për furnizim me energji, duke bërë që për shumë qytetarë të mos ketë zgjidhje të problemeve që ata paraqesin.

Gazeta Shekulli, 15.01.2013