Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqiptaret, kthim tek ngrohja me dru

Ngrohja me dru vijon te mbetet si nje nga alternativat me te mira te familjeve shqiptare, per te sfiduar temperaturat e ftohta te dimrit.
Ne Tirane jane disa pika tregtimi te druve. Nje prej tyre eshte ne periferi te Tiranës. Çmimi i nje late dru ka pësuar rritje nga viti ne vit. Aktualisht nje late dru tregtohet me 2600 leke duke përfshirë edhe transportin. Por ngrohja me dru edhe pse nje me alternative e konsideruar si e dale mode, dominon zgjedhjen e shqiptareve. Duke ju referuar te dhënave te fundit te censusit 2011, nga 722 mije familje shqiptare, rreth 60 prej tyre përdorin soben per ngrohje. Ndersa jane te pakte ata qe ngrohen nëpërmjet sistemit qendrore ne banese, per shkak se ky lloj investimi ndikon ne çmimin e apartamenteve. Sipas te dhenave nga censuesi 31 mije familje kane nje oxhak ne shtëpi. Por nuk jane te pakta ato familje qe nuk kane asnje pajisje ngrohje ne banese, gjithsej numërohen rreth 42 mije familje, te cilat sfidojnë dimrin ne kushte rrethanore.

TV Vizion Plus, 15.12.2012