Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shëngjin, sekuestrohen 12 mijë ton naftë kontrabandë në port

Rreth 12 mijë ton naftë kontrabandë është sekuestruar në portin e Shëngjinit. Disa persona janë shoqëruar në polici ndërsa arrestime të tjera pritet të ndodhin si pasojë e një operacioni të policisë së Lezhës, i cili po zhvillohet në portin e Shëngjinit. Sipas uniformave blu, nafta kontrabandë është sekuestruar pasi ka ardhur në portin e Shëngjinit, por deri më tani nuk ka informacione lidhur me vendin se nga vinte nafta. Ndërkaq, si pasojë e operacionit janë sekuestruar edhe disa peshkarexha. Sipas informacioneve nga policia, operacioni është në zhvillim e sipër dhe pritet të ndodhin arrestime të tjera si dhe të zbardhen detaje në lidhje me origjinën e naftës.

Gazeta Shqiptarja.com, 26.11.2012