Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Takojnë energjinë elektrike, vdes në shtyllë elektricisti

Një elektricist i kompanisë CEZ, që operonte në zonën e Orikumit, ka humbur jetën, pasi persona të paautorizuar kanë takuar energjinë elektrike kur ai ishte në shtyllë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, teksa elektricisti tentonte të sistemonte linjën elektrike në këtë zonë. Irakli Zako, 60 vjeç, ka qenë në majë të shtyllës elektrike përgjatë rrugës nacionale Vlorë-Orikum, në momentin që ka gjetur vdekjen. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se 60-vjeçari, i cili bashkë me dy elektricistë të tjerë të CEZ-it ishin në zonë që prej orës 07:30 të mëngjesit për të sistemuar një defekt në këtë zonë, në momentin e ngjarjes ka qenë duke vendosur linjën në shtyllë. Dikush ka takuar energjinë elektrike para kohe, duke sjellë vdekjen e tij. Policia vijon me marrjen në pyetje të punonjësve të nënstacionit, si dhe dy elektricistëve të tjerë, që shoqëronin viktimën, për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje, e cila mund të rezultojë vrasje nga pakujdesia.

Gazeta Shqip, 21.11.2012