Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kanadezët, shpime për naftë edhe në Juban të Shkodrës

Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie ka përfunduar studimi i zonës dhe është piketuar vendi ku do ngrihet pusi, i cili do nxjerrë naftë
Në fshatin Juban të komunës Gur i Zi në Shkodër pritet që së shpejti të nisë puna për hapjen e një pusi nafte. Do jetë një kompani kanadeze, e specializuar për kërkime e shpime për naftë, ajo që do nisë së shpejti nga puna konkrete. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie ka përfunduar studimi i zonës dhe është piketuar vendi ku do ngrihet pusi, i cili do nxjerrë naftë.
Në maj të këtij viti ka përfunduar ndërtimi i rrugëve dhe i sheshit ku do ngrihet pusi për nxjerrjen e naftës dhe, sipas specialistëve dhe përfaqësuesve, janë kryer të gjitha proceduarat ligjore, duke marrë lejen mjedisore, atë të ndërtimit etj. Nxjerrja e naftës do bëhet bvetëm në zonën e Jubanit dhe nuk do shtrihet në zona të tjera dhe as në liqenin e Shkodrës. Sipas specialistëve, pusi i naftës që do hapet në Juban mendohet të jetë 2500-3000 m i thellë.J ubani bëhet i pari territor në rrethin e Shkodrës, që do nxjerrë naftë nga nëntoka.

Gazeta Mapo, 18.11.2012