Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova fal distribucionin, rajoni merr qindra miliona

Çmimi i privatizimit të distribucionit në Shqipëri, e sidomos në Maqedoni, është gati dhjetë herë më i lartë se çmimi i privatizimit të distribucionit në Kosovë, pavarësisht se këto dy shtete nuk kanë shitur të gjitha aksionet kompanive private.
Në vitin 2006, distribucioni në Maqedoni është privatizuar nga kompania austriake “EVN”. Në atë kohe shtetit ia ka shitur kësaj kompanie 90 për qind të aksioneve për 225 milionë euro. Sipas kontratës, kjo kompani në një afat prej tre vitesh është dashur të investojë 96 milionë euro, në një shtet ku janë 800,000 konsumatorë, dhe ku humbjet teknike në rrjet dhe mospagesat kanë qenë rreth 30 për qind.
Por, tre muaj para skadimit të marrëveshjes për investime, kompania austriake “EVN” pati kaluar planin e investimeve për 3 milionë euro.Sipas të dhënave zyrtare, gjatësia e rrjetit elektrik që e ka në pronësi kompania austriake “EVN” është rreth 25.000 kilometër.
Po ashtu, në pronësi të “EVN” në Maqedoni janë edhe 11 hidrocentrale të vogla të cilat prodhojnë rreth 150 gigavatë orë energji elektrike.
Por, përkundër problemeve në inkasim, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, kompania austriake ka arritur të mbajë stabil furnizimin me energji elektrike në këtë shtet.
Po ashtu, më 11 mars 2009, Qeveria e Shqipërisë dhe “CEZ Group” nënshkruan kontratën për privatizimin e 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).
Në atë kohë duke pasur ofertën më të mirë, CEZ u përzgjodh si fitues nga komisioni tenderues në tetor 2008 dhe kompania filloi të administrohej zyrtarisht nga CEZ më 30 mars 2009. Vlera e kontratës për shumicën e aksioneve të OSSH është 102 milionë euro.
Por, në Shqipëri ditët e fundit janë shtuar dilemat dhe pikëpyetjet se kujt i takon përgjegjësia për situatën e krijuar te kompania CEZ, gjiganti çek, i cili në Shqipëri dështoi për realizimin e objektivave.
CEZ po bën me faj qeverinë, kurse kjo e fundit kompaninë.
Por, për Bankën Botërore, institucioni financiar ndërmjetës mes palëve për realizimin e privatizimit në vitin 2009 dhe monitorimit të vazhdueshëm të procesit, fajin e kanë të dyja palët.
Para pak ditësh drejtoresha rajonale e Bankës Botërore, Jane Armitage, ka pohuar gjatë një takimi me mediat se institucioni ndërkombëtar është shumë i zhgënjyer nga rezultatet e privatizimit të operatorit të shpërndarjes.
Sipas saj, kompania “CEZ Shpërndarje”, që privatizoi Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes në maj 2009 nuk ka arritur as të ulë humbjet në rrjet dhe as të rrisë faturimet. Kjo është pjesa që bën me faj kompaninë çeke. Sipas saj, në vitin 2009, CEZ-i trashëgoi një bilanc me nivel humbjeje prej 33 përqindësh, me planin për ta ulur çdo vit me 3 për qind. Sot, humbjet duhet të ishin rreth 25 për qind, por në fakt, janë 52 për qind.
Shteti       % aksioneve      Çmimi
Maqedoni  90 %                  225 milionë euro
Shqipëri    76 %                  102 milionë euro

Gazeta Zeri, 07.11.2012