Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulohet një oqean i tharë në Titan

Një oqean i madh antik, i përbërë nga hidrokarbure të lëngshme është zbuluar së fundmi në hemisferën jugore të Titanit, hëna kryesore e Saturinit, me anë të sondës Cassini.
Titani është i vetmi vend në sistemin tonë diellor, përveç Tokës, në sipërfaqen e të cilit është e mundur të gjenden materiale të lëngshme në formën e tyre fillestare. Në rastin konkret, janë zbuluar hidrokarbure të lëngshme, duke qenë se temperatura e sipërfaqes së kësaj hëne është afërsisht -180 gradë celsius.
Deri më tani depozitat e hidrokarbureve ishin vërejtur vetë në hemisferën veriore të hënës së Saturnit, ndërsa zbulimi i sondës Cassini hedh dritë mbi shumë pikëpyetje lidhur me historinë e stinëve në Titan.
Në imazhet e përftuara vërehet se ‘oqeani’, i cili dikur mendohet të ketë pasur sipërfaqe të konsiderueshme me ujë, është reduktuar në një sipërfaqe të vogël hidrokarburi të lëngshëm për shkak të tharjes.
Me gjithë praninë e ujit, Titani mbetet një trup qiellor shumë më i thatë se sa Toka. Ndërkohë, hapësira në pole rezulton më e lagësht, nga të cilat pjesa më e madhe  e materialit të lëngshëm rezulton i përqendruar në hemisferën veriore, me shumë pellgje të vegjël dhe tre ‘dete’ të zbuluar, ndërsa në jug hapësira e mbuluar nga ‘uji’ rezulton të jetë më e vogël.

Gazeta Shqip, 31.10.2012