Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina lançon anijen e parë elektrike për ngarkesat e mëdha

Kina ka lançuar anijen e parë elektrike për transportimin e ngarkesave.

Siç raportohet nga China Daily, anija me 2000 ton u nis në qytetin e Guangzhou muajin e kaluar dhe po shkon drejt Lumit Pearl.

Ndërtuar nga Kompania Guangzhou International Company Ltd ajo mund të udhëtojë 80 kilometra pasi është karikuar për 2 orë.

Siç është cekur nga Clean Technica, 2 orë është përafërsisht koha që do të duhej për të shkarkuar ngarkesën e anijes gjatë ankorimit.

Statistika të tjera për anijet e ngarkesave të Kinës përfshijnë 70.5 metra gjatësi, një kapacitet prej 2400 kwh, dhe një shpejtësi prej 12.8 kilometrash në orë.

Sigurisht që kjo nuk është makina më e shpejtë elektrike që kemi parë të godasë ujin por është e projektuar për transportimin e ngarkesave të mëdha dhe jo për shpejtësi të lartë.

“Ndërsa anija është plotësisht elektrike, nuk paraqet kërcënime për mjedisin”, tha Huang Jialin administrator i përgjithshëm i kompanisë që ka projektuar anijen.

Por ironikisht kjo anije po përdoret për të transportuar thëngjill, sipas drejtorit të përgjithshëm të Guangzhou Shipyard International.

Pavarësisht mos krijimit të gazrave dhe mos ndotjes së ambientit për nga vetë lloji i saj, kjo anije në njëfarë mënyre po kontribuon në përhapjen e gazrave me anë të ngarkesës së saj, por gjithsesi është shumë herë më mirë se sa do të ishte një anije normale mallrash që do të transportonte këtë ngarkesë.

Scan Tv,  11.12.2017