Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: CEZ Shperndarje drejtohet sipas parimeve te … Marksit!!!

Sipas te dhenave te marra nga Qendra Kombetare e Regjistrimit, ne 05 tetor 2012 Asambleja e Ortakeve e CEZ Shperndarjes ka zgjedhur Administratorin e ri, Z. Ronald Marx. Ky i fundit zevendesoi 3 Administratoret e meparshem ceke Jaroslav Macek, Karel Kral dhe Dusan Ryban.
Mendohet se Z. Marx eshte pjese e kompanise angleze SCHINDLERS, e cila u perzgjodh nga CEZ Shperndarje per shtensionimin e menyres se deritanishme te komunikimit si dhe gjithashtu per ndermarrjen e te gjitha hapave te nevojshem per te zgjidhur situaten ne Shqiperi.
Gjithashtu nje nga ndryshimet kryesore eshte praktikisht eliminimi i Bordit te Drejtoreve, duke mundesuar keshtu kontrollin e kompanise direkt nga Keshilli Mbikqyres.

Portali i Energjise i uron pune te mbare Z. Marx, duke e inkurajuar ne kete situate mjaft te veshtire ku gjendet sektori energjitik shqiptar. Le te shpresojme ne zbatimin e proverbit “e treta e verteta”, duke qene se ky eshte ndryshimi i trete ne menaxhimin e larte te kompanise.

energjia.al, 29.10.2012