Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia dhe mineralet, ndikim në rritjen e prodhimit industrial

Shifra e afarizmit në volum për industrinë, krahasuar me tremujorin e parë u rrit me 19%.
Në rritjen e lartë të volumit të prodhimit industrial me 73.5% në total në 3-mujorin e dytë sivjet në raport me të njëjtën periudhë të 2011-ës ndikimin kryesor e dhanë dy sektorë, shtimi i prodhimit të energjisë elektrike, e diktuar nga reshjet e shumta që e shoqëruan dhe prodhimi minerar. Sipas INSTAT, në 3-mujorin e dytë sivjet prodhimi i energjisë arriti një nivel rekord prej 250% më shumë dhe industria nxjerrëse me një rritje prej 35%. Ky superprodhim ndikoi në përmirësimin statistikor të të dhënave për sektorin industrial sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT për 3-mujorin e dytë 2012 të publikuar së fundi. Shifra e afarizmit në volum për industrinë, krahasuar me tremujorin e parë u rrit me 19% dhe 7.2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2011. Volumi i prodhimit industrial u rrit 29% në tremujorin e dytë ndaj të parit 2012 dhe krahasuar me tremujorin e njëjtë 2011 me 73.5% më shumë.

Gazeta Rilindja Demokratike, 14.10.2012